Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet i vdekur një person në lagjen “Mati 1” në  Prishtinë (FOTO)

Gazeta10
29 November 2023 - 11:43

Një person është gjetur pa shenja jetë gjatë mëngjesit të sotëm në një nga lagjet në Prishtinë.

Sipas mediave ky rast ka ndodhur në rrugën ‘’ Besim Sahatçiu’’ në lagjen Mati 1 dhe ende nuk dihet arsyeja e këtij rasti.

Gazeta10 ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë informata lidhur me këtë rast dhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar ngjarjen.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë ajo.

Lajmi.net gjithahtu  ka siguruar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet një person i shtrirë në tokë, pa shenja jete, dhe në afërsi të tij sasi e madhe e gjakut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.