Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet një person i vdekur në Shkrel të Rugovës, Policia jep detaje

Gazeta10
14 December 2024 - 22:19

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Shkrel të Rugovës.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Gazeta10 se trupi i pajetë është gjetur në një pyll rreth orës 15:19.

Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

“Policia është njoftuar nga një qytetar se ka hasur në një trup të pajetë në pyll. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet kompetente të policisë dhe janë duke e hetuar rastin”, ka thënë Gashi./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
10 October 2026
Lajme
10 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.