Një person rreth moshës 60 vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda një objekti në Mitrovicë sot në mesditë, raporton Gazeta10.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka thënë se hetuesit policor me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
“Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ” Evlia Qelebia” brenda objektit të shurdhmemecëve është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, ka thënë Zahiti për Gazeta10.
Mediat lokale të Mitrovicës pak më parë raportuan se sipas dëshmitarëve, viktima dyshohet se u godit me një mjet që përdoret në ndërtimtari, “teshlicë”. Por, ky mbetet informacion i pa konfirmuara nga ana e policisë./Gazeta10