Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gjendet pa shenja jete një 34-vjeçare në Graçanicë, Policia nis hetimet

Gazeta10
28 December 2023 - 11:13

Një 34-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Graçanicë.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndëra Policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur hetimet.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë  ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.”/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.