Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri

Gazeta10
22 April 2024 - 18:14

Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Vushtrrisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaçica”.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Ilmi Prekazi.

“Në vendin e ngjarjes ka arritur një njësi e emergjencës, që e ka konfirmuar se personi në fjalë është pa shenja jete”, tha Prekazi.

“Njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.