Arben Beselica nga Prishtina, i cili ishte raportuar i humbur, tashmë është gjetur.
Familjarët kanë shprehur falënderim për mediat, Policinë e Kosovës dhe të gjithë qytetarët që ndihmuan në gjetjen e tij.
Njoftimin për gjetjen e tij e ka dhënë Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.