Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendja në pikat kufitare, në Medar pritet deri në 5 orë për dalje – kolona deri në 2 kilometra

Gazeta10
16 August 2024 - 21:02

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit lidhur me gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare.

Kolona të gjata janë raportuar edhe sot në pikën kufitare në Merdar – për të dalë nga Kosova, mërgimtarë që kanë marrë rrugën e kthimit duhet të presin deri në pesë orë.

Sipas përditësimit të ri, në Merdar, pritjet për të dalë nga Kosova janë 300 minuta, ndërsa kolona deri në 1900 metra.

Në pikat e tjera kufitare, bëhet e ditur se pritjet nuk janë më të mëdha se 30 minuta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.