Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendje alarmante nga vërshimet, pas Mitrovicës e Skenderajt edhe Klina anulon mbajtjen e mësimit

Gazeta10
19 January 2023 - 21:35

Komuna e Klinës ka njoftuar se nesër nuk do të mbahet mësim në shkollat e kësaj komune për shkak të gjendjes së krijuar pas vërshimeve.

“Duke e parë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ku në disa fshatra qarkullimi është vështirësuar në masë të madhe, Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me drejtorë të shkollave dhe prindër, ka vendosur që nesër, ditë e premte, të mos mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës. Vendimi është marrë për shkaqe të sigurisë së nxënësve, ndërsa për hapat tjerë do të informohen drejtorët e shkollave”, thuhet në njoftim.

Të njëjtin njoftim gjatë të enjtes e ka bërë edhe komuna e Skenderajt.

Ndërsa pak më parë kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza në emisionin “Politiko” njoftoj se nesër nuk do të mbahet mësim në shkollat e këtij qyteti për shkak se disa nga shkollat janë përmbytur nga vërshimet.

Vërshimet kanë prekur disa prej qyteteve të Kosovës, si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut në 24 orët e fundit ku në disa qytete edhe është shpallur gjendje e jashtëzakonshme./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.