Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gjergji bën thirrje për paqe dhe pajtim në mes Kosovës dhe Serbisë

Gazeta10
09 April 2023 - 9:42

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji në meshën e solemne për Pashkët, ka kërkuar që të gjithë të lutemi që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të çojë në pajtimin mes shqiptarëve dhe serbëve dhe drejt të ardhmës më të mirë për të gjithë.

Kështu ka thënë Dodë Gjergji në meshën solemne të Pashkës, e cila është mbajtur në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë.

“Mos të hezitojmë që këtë natë t’i lutemi Zotit tonë për të gjithë popujt, për të gjithë njerëzit, edhe për ata që besojnë ndryshe e do të festojnë Bajramin, edhe për ata që do të festojnë pashkët më vonë që janë ortodoksët dhe që adhurojnë Krishtin, të gjithë të bashkohemi në lutje Zotit krijues për paqe në mes nesh, për paqe në vendin tonë për paqen dhe pajtimin në mes popujve, ashtu që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve të mund të ngallënjejë që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë sepse toka nuk na takon vetëm neve, as e ardhmja nuk na takon vetëm ne, u takon të gjithëve të gjithëve fëmijëve të hyjit.”, ka thënë ai.

Mesha përfundoi me pagëzimin e disa personave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.