Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjermania i gëzohet liberalizimit të vizave për kosovarët: I afron njerëzit në Evropë

Gazeta10
01 January 2024 - 19:01

Kosovarët nga sot kanë nisur udhëtimet pa viza në Evropë. Këtë lajm e ka mirëpritur edhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë.

Përmes një postimi në X, kjo ministri tha se liberalizimi qytetarëve të Kosovës u mundëson të udhëtojnë pa viza për qëndrime afatshkurta në BE.

“Një hap tjetër i rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë: Liberalizimi i vizave për Kosovën më në fund u mundëson të gjithë qytetarëve kosovarë të udhëtojnë pa viza për qëndrime të shkurtra në BE/zonën Shengen”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.