Gazeta10

Gjermania: Na duhet një KFOR efektiv për uljen e përshkallëzimit të mundshëm veri

Ushtria gjermane do të vazhdojë prezencën në Kosovë dhe Bosnje edhe në të ardhmen.

Parlamenti gjerman mbështet me shumicë dërrmuese zgjatjen e dy misioneve të Bundeswehrit në Ballkan. Përveç koalicionit semaforik, CDU dhe CSU u shprehën në favor për misionin e KFOR-it në Kosovë gjatë debatit fillestar, ka raportuar “aussiedlerbote”.

Florian Hahn, zëdhënësi politik i mbrojtjes për partinë “Union”, shpjegoi. “Ne kemi nevojë për një KFOR efektiv për të ulur konfliktin e vazhdueshëm dhe përshkallëzimin e mundshëm në Kosovën veriore dhe kufirin serb”.

Ndërkaq, mbështetja për përfshirjen e Gjermanisë në misionin e BE-së Eufor Althea në Bosnje dhe Hercegovinë është miratuar edhe nga partia AfD.

Qeveria federale gjermane ka miratuar zgjatjen e të dy mandateve, të vendosura për t’u votuar në seancën e ardhshme të Bundestagut. “Ruajtja e paqes në këtë rajon, afër Gjermanisë, është një synim i vlefshëm”, sipas Sekretares Shtetërore të Mbrojtjes, Siemtje Moller (SPD).

Bundeswehr në Kosovë për një çerek shekulli

Detyra më e gjatë jashtë shtetit për Bundeswehrin është misioni i NATO-s në Kosovë, që zgjat mbi 25 vjet.

Një maksimum prej 400 forcash gjermane do t’i bashkohen KFOR-it në ruajtjen e rendit e paqes civile dhe sigurisë publike në vend. Megjithatë, Kosova kohët e fundit ka hasur në mosmarrëveshje me Serbinë fqinje.

NË FOKUS

Përplasen ‘keq’ Ahmet-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Përplasen ‘keq’ Ahmeti-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Screenshot_15-1
Gani Germia jep deklaratën e fortë për ish menaxherin: Ai nuk është burrë hiq, ka 24 orë kohë për me e prish kontratën
LAJMI-I-FUNDIT
Aksident i rëndë, BMW ndahet në gjysmë (Pamje)
Vrasjee
Rrahja mes familjarëve në Shtime përfundon me fatalitet, vdes njëri nga anëtarët
xhamia-600x330-1
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
ndii
NDI mohon se sondazhi për rënditjen e partive politike i publikuar sot në disa media është i tyre
hjg
“E çova në fushë dhe e vrava”, rrëfimi në polici i dajës që i mori jetën mbesës 11-vjeçare
111
Ish menaxheri pengon rikthimin e Taynës, ia “bllokon” këngën e re në YouTube