Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gjetet një person pa shenja jete në Prishtinë

Gazeta10
29 July 2023 - 20:56

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin se në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë, një person është gjetur pa shenja jete.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë se sot rreth orës 19:00, nga një ekip mjekësor kanë pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.