Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjilanasi kapet nga policia pasi bënte gara shpejtësie – gjobitet me 150 euro

Gazeta10
26 March 2024 - 11:04

Përmes një video incizimi të publikuar me 20 mars, policia në Gjilan ka arritur ta identifikojë shoferin i cili në rrugën “Lufta e Gjilanit 44” me ishte duke bërë gara shpejtësia, duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit në trafik.

Ndaj të njëjtit është shqiptuar gjobë prej 150 eurosh dhe një pikë negative.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet vozitësi për pjesëmarrje në gara me automjet

Gjilan, 26 mars 2024

Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative e hetimore ka identifikuar kundërvajtësin i cili në një video incizimi shihet se në rrugën ‘’Lufta e Gjilanit 44’’ në Gjilan ishte duke bërë gara shpejtësie me automjet me të cilin veprim ka rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikut rrugor dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro dhe një (1) pikë negative.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjin për rregullat në trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në trafik të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.