
Xhiro e 34-të në elitën e futbollit kosovar në përbërje të saj ka disa ndeshje interesante, me focus të veçantë në ndeshjen Gjilani – Drita.
Ndeshja e cila luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, vë përballë dy rivalët e vjetër, Gjilanin dhe Dritën, të cilët luajnë ndeshjen e katërt mes tyre këtë sezon.
Prej tri ndeshjeve tjera, dy ndeshje kanë përfunduar me fitore të Dritës, ndërsa një
ndeshje është mbyllur me barazim.
Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për Dritën, e cila po lufton për titullin e saj të katërt në histori të klubit, ndërsa edhe Gjilani po ashtu ka synim që të sigurojë vendin e tretë në tabelë.
Ndeshje tjetër interesante do të luhet në Therandë, ku Ballkani luan si vendas ndaj skaudrës së Llapit.
Ballkani hyn në këtë ndeshje pas fitores së madhe të arritur ndaj Dritës, ndërsa Llapi xhiron e kaluar barazoi pa gola me Ferizajn.
Ferizaj – Trepça ’89, kjo sfidë e cila luhet për një vend në barazh, me këta të parët që gjenden në zonën e rrezikshme, dy pikë larg mitrovicasve që zënë vendin e 8-të në
tabelë.
Mitrovicasit udhëtojnë për në Ferizaj, me qëllim kryesor që të ngjitet më lart në tabelë, në mënyrë që t’i ik barazhit.
Edhe Malisheva këtë xhiro luan ndeshje të madhe. Malishevasit këtë xhiro do të jenë nikoqir të Prishtinës, me ndeshjen që zhvillohet në “Liman Gegaj”.
Malisheva po synon që të sigurojë mbijetesën në Superligë edhe për një sezon tjetër, teksa Prishtina po kërkon që të paktën të mbetet në pozitën e katërt.
Drenica, e cila tashmë ka rënë në Ligën e Parë, këtë javë ka përballë skuadrën e Dukagjinit.
Dukagjini, i cili është i barabartë me pikë me Prishtinën, kërkon që me fitore në Skenderaj të kërcënojë pozitën e Prishtinës, duke u ngjitur lart saj në tabelë.
Të gjitha ndeshjet luhen ditën e diel dhe fillojnë nga ora 15:00.
Tabelës së klasfikimit në elitën e futbollit kosovar i prin Drita me 66 pikë, e ndjekur nga Ballkani në vendin e dytë me 66 pikë po ashtu, mirëpo me golaverazh më të dobët.