Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gjilani – Llapi, kryendeshja e kësaj xhiro në Albi Mall Superligë

Gazeta10
17 March 2023 - 14:48

Kjo fundjavë na sjell xhiron e 26-të në Albi Mall Superligë, e cila në përbërje ka disa ndeshje interesante.

Nga 5 ndeshje që luhen gjithsej, dy prej tyre luhen ditën e shtunë, me liderin e tabelës, Dritën që udhëton të Malisheva dhe Drenicën që pret skuadrën e Prishtinës.

Drita, hyn në këtë xhiro si lidere e tabelës, me bardhekaltërit që luajnë si mysafir i skuadrës së Malishevës. Ky takim luhet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Ndërkohë, po të njejtën ditë luhet edhe ndeshja tjetër mes Drenicës e kryeqytetasve, Prishtinës. Ky duel zhvilohet në “Bajram Aliu”. Prishtina, e drejtuar nga zëvendëstrajneri, Debatik Curri hyn në këtë përballje pas fitores ndaj Ballkanit në Kupën e Kosovës, ndërsa Drenica pas humbjes 2-0 nga Dukagjini.

Ndeshja tjetër interesante, e cila zhvillohet të dielen është ajo mes Gjilanit e Llapit që zhvillohet në po këtë qytet te stadiumi me bari sintetik. Llapjanët, me në kryë Tahir Batatinën udhëtojnë në Gjilan pas fitores në Kupën e Kosovës gjatë mesjavës, ndërkaq, gjithashtu edhe gjilanasit hyjnë në këtë takim pas fitores së thellë 5-1 ndaj Trepçës ’89 në po këtë kompëticion.

Meqë ra fjala te Trepça ’89, kjo e fundit pret si vendas skuadrën e Dukagjinit, me ndeshjen që zhvilohet të dielen në “Riza Lushta”.

Ndërkohë, Ballkani, i cili është në kërkim të fitores që 4 ndeshje në Superligë, do te luajë si mysafir i Ferizajt në formë të mirë këtë stinor pranveror.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.

Tabelës në elitën e futbollit kosovar i prin skuadra e Dritës me 51 pikë, 1 më shumë se vendi i dytë, Ballkani me 50 sosh. Ndërsa, vendin e tretë, i cli dërgon në Evropë, e zë skuadra e Gjilanit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.