Kjo fundjavë na sjellë xhiron e shtatë në Superligën e Kosovës, ku pritet të zhvillohen disa ndeshje mjaft interesante.
Ky raund në elitën e futbollit kosovar starton gjatë ditës së premte me ndeshjen Llapi – Suhareka, që do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Skuadra e Tahir Batatinës në këtë ballafaqim synon t’i shkaktojë Suharekës së Shpëtim Duros humbjen e parë sezonale.
Kjo është hera e parë në histori që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën.
Përballja më interesante e kësaj xhiroje luhet të dielën, ku Gjilani dhe Prishtina do të masin forcat në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Gjilani që nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri do të kërkojë këndelljen kundër Prishtinës, që po kalon nëpër një formë shumë të mirë.
Ballkani do të jetë nikoqir i Ferizjat, në përballjen që do të luhet të shtunën.
Që të dyja këto skuadra pësuan humbje në xhiron e kaluar dhe synojnë që në këtë fundjavë të rikthehen te fitoret.
Po në të njëjtën ditë, Drita do të udhëtojë drejt Klinës për tu përballur me skuadrën e papërshtatshme të Dukagjinit.
Përballjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë mjaft interesante në vitet e fundit dhe njëjtë pritet të ndodhë edhe në këtë xhiro.
Feronikeli ’74 që është ende pa pikë në këtë kampionat e pret në shtëpi Malishevën e Bekim Isufit.
Që të gjitha këto përballje startojnë me fillim nga ora 15:00.