Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gjilani thellon edhe më shumë krizën e Dukagjinit

Gazeta10
04 September 2022 - 17:03

Gjilani e ka mposhtur Dukagjinin me rezultat minimal 0-1, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së pestë të Albi Mall Superligës së Kosovës, raporton Gazeta10.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori”, Gjilani kaloi në eprësi me golin e shënuar nga sulmuesi, Theophilius Solomon.

Për Solomon ky ishte goli i katërt i shënuar në elitën e futbollit kosovar këtë edicion.

Me këtë fitore, Gjilani është në krye të tabelës me 13 pikë të grumbulluara, ndërsa me këtë disfatë, Dukagjini është në pozitë ne fundit më vetëm një pikë të grumbulluar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.