Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Gjini: Gjakova nuk flet tinëz me askënd, as me Radoiçiqin

Gazeta10
13 January 2025 - 18:57

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit po e mbajnë tubimin zgjedhor në qytetin e Gjakovës.

Në hapjen e fushatës zgjedhore atje, në praninë e një numri të qytetarëve mbajti fjalim edhe Ardian Gjini, i cili është kryetar i kësaj komune, njëherësh kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjatë fjalimit të tij, ai tha se Gjakova “nuk flet tinëz, as me Radoiçiqit as me askënd”, duke goditur kështu kryeministrin e Kosovës e Kosovës Albin Kurti dhe Mimoza Kusari-Lilën.

“Gjakova nuk flet tinëz, as me Radojçiqin as me kurrkend. Kur flasin tinëz, ata flasin në emër të Kurtit, se ai fshihet. I shtin tjerët me fol. Por, Gjakova ka fol qysh është dashur, edhe sot me këdo që flasin, edhe me armiqt tanë, flasim në dritë, por kurrë nuk flasim për diçka që nuk është në interes të Kosovës. Në emën tonin, por në emër të atij të asaj fjalës që ka përdor”, tha Gjini.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.