Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjini i AAK-së i ashpër: Kurti me qeverinë, njerëzit me të papjekur që i ka pasur ky vend

Gazeta10
26 June 2026 - 19:50

Labinot Gjini nga Aleanca ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e tij, duke i cilësuar si të papjekur në qeverisje dhe duke i akuzuar për deklarata që kanë dëmtuar interesat e Kosovës.

Gjini tha se Qeveria Kurti ka bërë vazhdimisht deklarata të pamatura, të cilat sipas tij, kanë ndikuar negativisht në raportet ndërkombëtare të vendit.

“Njerëzit më të papjekur në Kosovë në një Qeveri ndonjëherë është Albin Kurti me të gjithë Qeverinë e tij, dhe nëse ndalemi dhe i shikojmë të gjitha deklaratat e tyre, kanë qenë të pamatura dhe jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën, si në rastin kur Albin Kurti iu drejtua sekretarit amerikan me fjalën ‘naivë’”, tha Gjini.

Ai theksoi se udhëheqësit institucionalë duhet të tregojnë më shumë maturi në komunikimin me partnerët ndërkombëtarë dhe në përfaqësimin e interesave të Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.