Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gjini i AAK-së për qeverinë Kurti: E kanë ndërtu drejtësinë në bazën e frustrimit

Gazeta10
22 January 2025 - 20:55

Kandidatit i Aleancës për Ardhmërinë e Koosvës, Labinot Gjini ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka as idenë më të vogël se çfarë do të thotë nocioni drejtësi.

Sipas Gjinit, ministrja e Drejtësisë e ka kërkuar edhe vettingun, duke menduar që bëhet leht, por sipas tij, ajo bashkë me zyrtarët e tjerë nuk i kanë kuptuar nocionet themelore të drejtësisë.

“LVV nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë fjala drejtësi. Ministrja e ka ngatërron edhe pse vetë është jurist. Edhe në projektligjet e tyne është e shkrune gabim”, ka thënë Gjini.

Sipas Gjinit, qeveria Kurti i ka shkelur me dy këmbët të gjitha parimet e drejtësisë.

“Këta të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë ndërtuar drejtësinë në bazën e frustrimit, pse unë jam më i pabarabartë se ta, pse unë jam ma pak meritor”, ka thënë Gjini. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.