Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjini njofton se në Himeji të Japonisë, Komuna e Gjakovës u pranua si anëtare e Ligës së Qyteteve Historike

Gazeta10
12 November 2026 - 19:39

Në Konferencën e 20-të Botërore të Qyteteve Historike, të mbajtur në Himeji të Japonisë, Komuna e Gjakovës u pranua zyrtarisht si anëtare e re e Ligës së Qyteteve Historike, njofton kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

“Gjatë punimeve të konferencës, para pjesëmarrësve në konferencë prezantova historinë dhe trashëgiminë kulturore të Gjakovës, si dhe fola për gatishmërinë tonë për bashkëpunim me qytetet e tjera anëtare. Vizitën zyrtare e përmbyllëm në Kyoto, ku në darkën e shtruar nga Kryetari i Kyotos, mbajta fjalën përmbyllëse”, shkruan tutje i pari i Gjakovës.

Ai thotë se “takimet e zhvilluara me kryetarë të qyteteve japoneze dhe përfaqësues të vendeve të tjera hapin rrugë për shkëmbim të përvojave dhe projekte konkrete në fushën e kulturës, turizmit dhe zhvillimit ekonomik. Njëkohësisht, kjo pjesëmarrje përbën një kontribut të rëndësishëm për prezencën e Republikës së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë”.

“Falënderoj organizatorët për mikpritjen, si dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio, në veçanti Zëvendësshefin e Misionit, z. Arbër Mehmeti, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e kësaj vizite”, përfundon ai.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.