Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjini pas takimit me NDI: Oferta gjashtëpikëshe e Aleancës garanton zhvillim, stabilitet dhe siguri për Kosovën

Gazeta10
15 July 2026 - 15:39

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, njoftoi se sot ka pritur në takim drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg.

Gjini tha se gjatë takimit biseduan për bashkëpunimin dypalësh dhe për zhvillimet aktuale politike në vend.

“Gjithashtu, shprehëm gatishmërinë e Aleancës për të kontribuar në formimin sa më të shpejtë të institucioneve qendrore përmes ofertës tonë gjashtëpikëshe, e cila i garanton Kosovës zhvillim, stabilitet dhe siguri kombëtare”, tha Gjini.

Ndërkohë, ai tha se me NDI-në “na lidh një traditë e gjatë bashkëpunimi, veçanërisht në programet për fuqizimin e grave dhe të rinjve në politikë”.

“Me këtë rast, e falënderova znj. Soderberg për mbështetjen e vazhdueshme të NDI-së ndaj proceseve demokratike në Kosovë, me bindjen se ky partneritet do të fuqizohet edhe më tej”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.