Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjini takon Tërnavën për Bajram: Festë e madhe, jemi me fat për harmoninë fetare që e kemi

Gazeta10
27 May 2026 - 10:35

Aleanca për Ardhmërinë ka zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga Myftiu Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Ardian Gjini, ka vlerësuar harmoninë fetare në Kosovë dhe rolin e Bashkësisë Islame në promovimin e mesazheve për drejtësi dhe kujdes ndaj qytetarëve.

“Është një festë, një festë e madhe e besimtarëve myslimanë në Kosovë, mirëpo është festë që edhe besimtarë të tjerë e respektojnë. Ajo që kisha mujt me iu thënë sot është që Kosova dhe populli shqiptar me të vërtetë janë me fat për harmoninë fetare që e kemi, po edhe për mesazhin që e përcjellë Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi për një shtet të drejtë, për një shtet që kujdeset për qytetarët e vet. Edhe në emrin të Aleancës, i kam ofruar edhe këto fjalë sot edhe për Myftiun Tërnava dhe për gjithë Bashkësinë Islame të Kosovës”, tha Gjini.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.