Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjinovci kërkon të lirohet aktivisti i PDK-së që i hedhi dinarë serbë Ambasadorit Berishaj

Gazeta10
26 January 2023 - 16:18

Aktivisti Rron Gjinovci ka kërkuar që të lirohet menjëherë aktivisti i PDK’së, Milot Krasniqi, i cili u arrestua pasi i hedhi dinarë të printuar të Serbisë ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili ka qëndruar sot në Prishtinë për një ngjarje të përbashkët mes Kroacisë dhe Kosovës,

Gjinovci ka thënë se arrestimi i aktivistit është shkelje e të drejtave politike dhe civile.

“Arrestimi i aktivistit të PDK-së – Milot Krasniqit, është shkelje e të drejtave politike dhe civile. Secili qytetar ka të drejtë me shpreh bindjen e tij me metodat që ai i zgjedh. Të lirohet Miloti menjëherë!”, ka shkruar Gjinovci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.