Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gjobat e PZAP-së për partitë politike, Drenori: Mbledhje mendsh për akterët kryesorë

Gazeta10
16 January 2025 - 20:21

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka shqiptuar gjobat e para për shkelje të Kodit të Mirësjelljes pesë ditë pas hapjes së fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit. PZAP-ja ka gjobitur me mijëra euro Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).

Analisti politik, Xhavit Drenori e ka cilësuar si vendim të drejtë gjobitjen e partive politike për gjuhën e përdorur gjatë fushatës elektorale.

Drenori ka thënë se PZAP po e shpërfaq paanshmërinë dhe një qëndrim që nuk ndikohet nga partitë politike.

“Shpresoj që këto gjoba kanë me pas efektin e ndaljes së atij vrullit të nxitjes së urrejtjes së gjuhës. Është mirë që janë shqiptu këto gjoba ndaj partive kryesore”, ka thënë Drenori.

Sipas Drenorit, gjobat e tilla do të ndikojnë në frenimin e fjalorit të papranueshëm për publikun. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.