
Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka komentuar vendimin e ri të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, i cili ka gjobitur partite politike për shkeljen e ligjit përgjatë fushatës zgjedhore.
Sipas Pantinës, PZAP-së ka qenë gjithmonë viligjilente ndaj partive politike.
“Mendoj që ka ankesa, por edhe vetëdijësimi është më i madh. Unë e mbaj mend në vitin 2010, ka pasë kogja shumë dënime”, ka thënë Pantina.
Ndryshe, më 29 janar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka nxjerrë disa vendime për shkelje të ligjit gjatë tubimeve elektorale. Shkaku i shkeljes së Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore, partia në pushtet është gjobitur me 39 mijë e 500 euro, ndërsa e LDK-ja me 9 mijë e 500 euro. /Gazeta10/