
Gazetari Kosovë Gjoci ka vlerësuar se mos përfshirja dhe refuzimi i Agim Veliut në listën e kandidatëve për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk përbën humbje të madhe për partinë.
Në një deklaratë në emisionin “Politiko”, Gjoci tha se përgjegjësia për këtë vendim bie mbi vetë Veliun, duke theksuar se ndikimi i tij elektoral është i kufizuar në nivel rajonal.
“Gabimi është tek z. Veliu. Marr parasysh që në fund të ditës edhe për LDK-në nuk besoj që do të jetë dëm i madh mos përfshirja e tij. Normalisht ai ka një numër të caktuar votash prej rajonit nga vjen, por nuk besoj që bën ndonjë dallim të madh”, u shpreh Gjoci.