Politiko

Gjoci për sulmin në Ibër – Lepenc: Një ndër veprimet më të rrezikshme që nga paslufta

Gazeta10
03 Dhjetor 2024 - 20:59

Gazetari, Kosovë Gjoci është sonte pjesë e panelit në “Politiko”, ku po diskutohet rreth zhvillimeve të fundit në veri.

Gjoci sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e cilësoi si goditjen më të madhe për Republikën e Kosovës që nga paslufta, raporton Gazeta10.

“Kjo çfarë ka ndodhur me të 29-tin lirisht mund të konsiderohet si një ndër veprimet më të rrezikshme që e ka pasur në Kosovë, që nga paslufta. Duke i pasur parasysh gjithmonë ato çfarë janë thënë nga zyrtarët e shtetit. Kanë qenë të rrezikuar 700 mijë banorë të Kosovës, në kuptimin  edhe për ujë, por edhe me probleme tjera”, ka thënë ai.

Gjoci, i cili është edhe korrespodent i mediumit nga Shqipëria, Euronews, bëri të ditur se zhvillimeve në veri iu është dhënë hapsirë edhe në mediat atje. /Gazeta10/

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.