
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se PDK është në rrugën për në vendin që e meriton.
“Të gjitha të dhënat e tregojnë që PDK është në rrugën për aty ku e meriton dhe kanë nevojë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Gjoshi.
Gjoshi ka thënë se PDK e ka përkrahjen e qytetarëve, duke theksuar se synimi i tyre është që Bedri Hamza të zgjidhet për kryeministër.
“Jemi tu taku qytetarët e me punu që me ba kryeministër Bedri Hamzën, jo për me ardh në pushtet, por me kthy Kosovën aty ku e dëshirojmë”, ka thënë Gjoshi.
I pyetur nëse do të bëjnë koalicion me VV-në ose LDK-në, Gjoshi ka thënë se “Hamza e ka bërë të qartë se e preferon një koalicion me LDK-në dhe kryesisht opozitën”. /Gazeta10/