Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjoshi i reagon Kurtit për Gjingjiqin: Po i falë krimet dhe kriminelët serbë

Gazeta10
12 March 2023 - 21:39

Sekretari i PDK-së Betim Gjoshi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se përkujtimi i politikanëve serbë të vrarë, është dëshmi se ka filluar ta zbatoj planin franko-gjerman për tejkalimin e së kaluarës.

Gjoshi e ka quajtur “sulm direkt mbi të vërtetën historike të kombit tonë”, transmeton Gazeta10.

Kurti gjatë ditës përmes një statusi në rrjetet sociale ka përkujtuar ish-kryeministrin e vrarë serb Zoran Gjingjiq në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

Postimi i plotë:

Përkujtimet me shumë dhimbje e lavdërime për Oliver Ivanoviqin dhe Zoran Gjingjiqin, janë dëshmi e qartë se Albin Kurti ka filluar ta zbatojë planin franko-gjerman për tejkalimin e së kaluarës.

Çdo ditë, Albin Kurti po i falë krimet dhe kriminelët serbë.

Kjo është e rrezikshme për historinë shqiptare. Ky është sulm direkt mbi të vërtetën historike të kombit tonë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.