Gazeta10

Gjoshi, PDK: Kjo Qeveri e të paaftëve, një popull e mori në qafë me këto reduktime në verë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, thotë se qeveria Kurti përbëhet nga njerëz të paaftë të cilët po elënë në terr qytetarin e Kosovës në mes të veres.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, thotë se qeveria Kurti përbëhet nga njerëz të paaftë të cilët po elënë në terr qytetarin e Kosovës në mes të veres.

Ai tha se reduktimet 6 me 2 gjatë verës janë paralajmërim i frikshëm për dimrin që po vjen.

“Në pikë të verës, kur temperatura shkon deri në 37-38°C, Kosova po përballet me reduktime për shkak të paaftësisë së Qeverisë, e cila ka dërguar atje në Bordin e KEK-ut gjithashtu një grup politik të paaftësh. 

Reduktimet e tanishme, 6:2, nuk vijnë si rezultat i mungesës së rrymës në tregjet ndërkombëtare, por për shkak të mungesës së prodhimit të rrymës në Kosovë. Kosova ka kapacitet të prodhojë deri në 900 Megawatt, por ju po prodhoni shumë më pak. Nuk po arrijnë t’i përmbushin nevojat ditore as kur konsumi në këto ditë të nxehta vere është minimal”, tha Gjoshi përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook. 

Sipas tij, reduktimet 6:2 nuk kanë lidhje me luftën në Ukrainë. 

“Nuk ka reduktime pse nuk po arrijnë të gjejnë rrymë në tregjet ndërkombëtare, por sepse nuk po arrijnë të prodhojnë as sa është kapaciteti i termocentraleve të Kosovës. Nëse kjo Qeveri në pikë të verës nuk arrin të sigurojë energji për konsumin ditor minimal, mund ta marrim me mend se çka mund të na presë në dimër. Kjo Qeveri e të Paaftëve një popull e mori në qafë!”, tha Gjoshi

NË FOKUS

IMG_9162
Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në një motel në Ferizaj (Foto)
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
IMG_9159
Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
Screenshot 2024-02-15 231958
Të shtënat tek ‘Bregu i Diellit’- Zbulohen se kush janë dy personat që u plagosën dhe të dyshuarit e arrestuar për këtë plagosje
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat
visarii
I dyshuar për vrasjen qe tronditi Norvegjinë - Kush është Visar Avdyli qe u arrestua nga policia e Kosovës?