Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjuajtje me armë në Prishtinë, sulmohen tre shtetas Britanik

Gazeta10
24 August 2023 - 10:08

Tre meshkuj me shtetësi të Britanike, kanë raportuar se janë sulmuar nga persona të panjohur në Prishtinë, rasti ka ndodhur pasi personat e dyshuar ishin në lëvizje me veturë dhe në drejtim të tyrë ka pasur  shtëna armësh, ku si pasojë  e kësaj njëri nga personat ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Sipas raportit policor në vend të ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja të pistoletës ndërsa lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull dhe nga ai person është konfiskuar një pistoletë.

Dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Rrafshi i Kosovës, Prishtinë 23.08.2023 – 01:50. Tre viktimat meshkuj me shtetësi Britanike, kanë raportuar se persona të panjohur, nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzoja të pistoletës. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuari mashkull kosovar, dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport policor. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.