
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë të diele në qytetin e Gjakovës.
Nga pamjet e publikuara shihet se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar lokacionin me shirita.
Gazeta ka kontaktuar me Policinë e Gjakovës që kanë konfirmuar gjuajtjet me armë dhe thonë se janë duke punuar në zbardhjen e rastit.
“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gjëzhoja të armës së zjarrit. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit”, kanë thënë nga Policia e Gjakovës.