Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, pas një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Ahmeti
Të plagosurit, tashmë janë dërguar në spital.