Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gjuha e ashpër nëpër tubime, Hamza: Prioriteti im janë problemet e qytetarëve, jo partitë politike

Gazeta10
04 February 2025 - 20:44

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në “Politiko” në Kanal 10, ka folur për gjuhën e ashpër në tubimet zgjedhore.

Hamza ka thënë se prioritet i tij janë pensionistët, arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura.

“Ne duhet të vlerësojmë se jemi në demokraci. Prezenca dhe pluharizimi politik është vlerë. Për mua nuk janë problem partitë politike. Për mua preokupim janë problemet e qytetarëve. Si pensionistit me ia bë jetën më të mirë, si me përmiresuar shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën si me porforcuar sundimin dhe rendit dhe ligjit. Dhe jo e u marrë me partitë poltike”, ka theksuar ai.

Hamza ka thënë se gjuha shqipe është mjaft e pasur me fjalë dhe se nuk ka nevojë për ofendime.

“Gjuha shqipe është aq e pasur me fjalë që secili prej neve mundet me formuluar mendimin e vet qoftë mendim përkrahës, kritik, vlerësuar dhe ndonjë rekomandim dhe ka fjalë të mjaftueshëm”, ka thënë Hamza. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.