Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gjuha e Gërvallës, Pantina: Haradinaj, gradat i ka fitu me plumbat që i ka në trup!

Gazeta10
01 February 2025 - 21:52

Një debat i ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të kandidatit për deputet nga Guxo në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Krakit dhe komentatores politike, Shqipe Pantinës për gjuhën e ashpërsuar nëpër fushata.

Pantina ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka përdorur një gjuhë të ashpër, teksa ka përmendur në veçanti kritikën e Gërvallës ndaj Haradinaj.

“Çka e quan ti? A është gafë apo fyerje e qëllimshme. Për mu është kogja fyerje ajo që znj.Gërvalla ia bën z.Haradinaj duke e quajtur gjeneral të vetëshpallur”, ka thënë Pantina.

Kraki ka thënë se Gërvalla nuk e ka sulmuar Haradinajn, duke thënë se nuk e ka pasur personalisht me të.

“Unë isha prezent atë ditë në Deçan. Znj.Gërvalla e kishte fjalimin më të gjatë se ajo fjalia. Gjeneral të vetëshpallur është thënë në një gjysmëfaqe në të cilën znj.Gërvalla ka folë për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, ka thënë Kraki.

Në debat e sipër, Pantina ka thënë se Haradinaj e ka dëshmuar në vazhdimësi që ka qenë gjeneral.

“Z.Haradinaj, gradat i ka fitu me plumbat që i ka marrë në trup të vetin”, ka thënë ai. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.