
Komentatori politik Sadik Zeqiri, në Adresa tha se gjuha e përdorur nga partitë politike dhe liderët e tyre në Kosovë është duke u ashpërsuar, duke kërkuar më shumë kujdes në komunikimin publik.
Ai tha se, pavarësisht tensioneve politike, disa zhvillime lokale në Skenderaj po interpretohen në mënyra të ndryshme nga subjektet politike.
“Për gjuhë që nuk është e mirë po pajtohemi të gjithë, me këtë gjuhë janë duke e tepru të gjitha partitë politike dhe liderët e tyre”, u shpreh Zeqiri.
Ai iu referua edhe rolit të kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, duke thënë se ai po fokusohet në punët e komunës dhe nuk është duke u përfshirë drejtpërdrejt në përplasjet politike në nivel qendror.
Sipas tij, pas një aksidenti tragjik në janar 2025 në Skenderaj, disa parti kishin pezulluar aktivitetet e tyre politike në shenjë respekti, ndërsa të tjerat vazhduan fushatat, gjë që sipas tij ka krijuar tensione dhe perceptime të ndryshme në terren.
Zeqiri theksoi se këto situata lokale shpesh ndikojnë në mënyrën se si zhvillohet diskursi politik në nivel vendi, duke rritur ndjeshmërinë mes subjekteve politike.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/JOdLZtva7Mw