Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjuriq homologes argjentinase: Qëndrimi i vendit tuaj ndaj Kosovës thelbësor për Serbinë

Gazeta10
27 June 2024 - 22:54

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar me homologen e tij nga Argjentina, Diana Mondino, ku edhe ka vazhduar lobimin kundër Kosovës.

Atë e ka falënderuar për qëndrimin e Argjentinës për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës, gjë që Serbia e kundërshton përkundër se Gjykata Ndërkomëbtare e Drejtësisë në vitin 2009 kishte konstatuar se pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Por, Serbia kudo nëpër botë, përfshirë edhe Amerikën Latine vazhdon të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës.

“Gjatë një takimi të përzemërt me Diana Mondino, shpreha se është me rëndësi të madhe për vendin tim që Argjentina të mbajë qëndrimin e saj të fortë për statusin e Kosovës”, ka shkruar Gjuriq në “X”, të enjten

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.