Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjykata e liron në arrest shtëpiak policin e Kosovës që dyshohet se ngacmoi dhe dhunoi ish të dashurën 16-vjeçe

Gazeta10
27 December 2023 - 10:54

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka ndryshuar masën e sigurisë policit nga Gjakova që dyshohet se ngacmoi  dhe dhunoi të dashurën 16 vjeçe.

Në aktvendimin e siguruar nga reporteri, bëhet e ditur se është refuzuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për vazhdimin e paraburgimit për policin Enis.S, dhe i njëjti është liruar në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaj.

Kujtojmë se, Gjykata Supreme e Kosovës e ka anuluar vendimin e Themelores në Gjakovë, të aprovuar edhe nga Apeli, që i kishte caktuar 30 ditë paraburgim policit gjakovar të dyshuar për “ngacmimin” dhe “dhunimin” e ish të dashurës së tij të mitur.

Në vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, të siguruar dje nga reporteri, është vendosur se masa e sigurisë ndaj të dyshuarit për rastin në fjalë i kthehet në rivendosje gjykatës së shkallës së parë.

Për arrestimin e policit gjakovar, kishte njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës, në ditën kur të njëjtit i ishte caktuar masa e paraburgimit nga gjykata, ndonëse prangosja e tij kishte ndodhur një ditë më herët, më 27 nëntor 2023.

Enis. S., dyshohet se në janar të vitit 2022, në shtëpinë e tij në Gjakovë, ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, atëkohë mbi 15 vjeçare, me të cilën i dyshuari ishte njoftuar me të përmes rrjeteve sociale në vitin 2021. Sipas dyshimeve të Prokurorisë, polici gjakovar ishte në dijeni për moshën e viktimës e cila në kohen kur kryen marrëdhënie seksuale dyshohet se ishte ende pa i bërë gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe.

Tutje, Prokuroria Themelore e Gjakovës pretendon se në nëntor të këtij viti – 2023 – i dyshuari edhe pse në dijeni se tashmë e dëmtuara është në lidhje tjetër dashurie, vazhdimisht i shkruan që ti kthehet lidhjes me të, sjellje kjo, sipas Prokurorit të Shtetit, e cila tek e dëmtuara është përcjellë me shqetësim pasi që qysh në dhjetor të vitit 2022, ata e kishte ndërprerë lidhjen.

Me këto veprime, Policia gjakovar dyshohet se ka kryer veprat penale, ”Dhunimi” dhe “Ngacmimi” të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.