Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gjykata e Barcelonës e liron me kusht Dani Alvesin, duhet të paguajë garanci prej 1 milion euro

Gazeta10
20 March 2024 - 12:50

Gjykata e Barcelonës pranoi të lirojë me kusht Daniel Alves, i cili javë më parë u dënua me 4 vjet e gjysmë burg për sulm seksual.

Ish-lojtari do të duhet të paguajë një garanci prej 1 milion eurosh dhe më pas do të lirohet.

Edhe Prokuroria Publike, edhe prokuroria private dhe lojtari apeluan dënimin dhe tashmë Daniel Alves do të mund të jetë i lirë, në Spanjë, që të shqyrtohet apeli.

Pasaportat do të mbahen, që do të thotë se nuk do të mund të largohet nga vendi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.