Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjykata merr vendim për zyrtarët e arrestuar të ndërmarrjes “Ambienti”

Gazeta10
20 March 2023 - 13:33

Pejë-Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit dhe arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë “Ambienti”, të cilët ishin arrestuar ditë më parë nën dyshimin për korrupsion dhe vepra tjera penale.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Pejë përmes një njoftimi për media ku thuhet se, Gjykata Themelore në Pejë, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.M, për shkak të dyshimit për veprat penale deklarimi i rremë nën betim, legalizimi i përmbajtjes së rreme dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ndaj të pandehurve SH.G, F.A dhe I.B, për shkak të dyshimit për vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe kërkesën për caktim të masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve N.A, D.B dhe A.J, për shkak të dyshimit për vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Gjykata, ndaj të pandehurve A.M, SH.G dhe F.A, ka caktuar masën e arrestit  shtëpiak në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh ndërsa, ndaj të pandehurve I.B, N.A, D.B dhe A.J, ka caktuar masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, meqë ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen dhe se është e bindur se me masat e caktuara mund të arrihet qëllimi i shmangies së rrezikut të asgjësimit, ndryshimit të provave, ndikimit në dëshmitarë si dhe mund të pengohet rreziku i përsëritjes së veprave penale”, thuhet në njoftim.Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Pejës kishte bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe arrestit shtëpiak ndaj zyrtarëve të kompanisë “Ambienti” në Pejë, të cilët janë arrestuar tri ditë më parë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitave zyrtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.