Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjykata Supreme miraton ligjin që e ndalon TikTok-un në SHBA

Gazeta10
17 January 2025 - 16:49

Gjykata Supreme të premten vendosi njëzëri që të miratojë ligjin federal që e ndalon TikTok-un duke filluar nga e diela, përveçse nëse shitet nga kompania e saj amë me bazë në Kinë.

Gjykata argumentoi se rreziku për sigurinë kombëtare i shkaktuar nga lidhjet me Kinën tejkalon shqetësimet për kufizimin e lirisë së shprehjes nga aplikacioni ose 170 milionë përdoruesit e tij në Shtetet e Bashkuara, raporton AP.

Shitja nuk duket se është afër dhe, megjithëse ekspertët kanë thënë se aplikacioni nuk do të zhduket nga telefonat e përdoruesve ekzistues pasi ligji të hyjë në fuqi më 19 janar, përdoruesit e rinj nuk do të jenë në gjendje ta shkarkojnë atë e as të përditësojnë.

Kjo, eventualisht, do ta bëjë aplikacionin të papërdorshëm, ka thënë Departamenti i Drejtësisë në dokumentet gjyqësore./REL/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.