Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gjykata urdhëron Calin të dëmshpërblej viktimat 207 mijë euro

Gazeta10
06 April 2023 - 12:38

Gjykata Speciale e ka urdhëruar Salih Mustafën të paguajë 207 mijë euro si zhdëmtim për tri viktimat e tij të drejtpërdrejta dhe pesë jo të drejtpërdrejta, shkruan Gazeta10.

Gjykata ka vendosur që viktima 8 të shpërblehet me 30 mijë euro, viktima 9 me 80 mijë euro dhe viktima 10 me 60 mijë euro.

Po ashtu, viktimat jo të drejtpërdrejta – 5, 6 dhe 12 do të dëmshpërblehen me nga 10 mijë euro, ndërsa viktima 11 me 5 mijë euro. Viktima 13 do të dëmshpërblehet me 2 mijë euro. 

Gjykata ka theksuar se përgjegjësinë për pagesën e kompensimit për viktimat e mban Mustafa.

Trupi gjykues i ka bërë thirrje Kosovës, që të ndryshoj ligjet dhe të krijo mekanizëm për zhdëmtimin e viktimave me qëllim të kompensimit të krimeve të përfshira në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Trupi gjykues ka theksuar se në rast se Kosova nuk e krijon një mekanizëm për zhdëmtim ata kanë sygjeruar, që të krijohet një Fond për viktimat dhe duhet mbështetur nga Kosova dhe shtete vullnëtare.

“Fondi duhet të mbështetet financiarisht para se gjithash nga Kosova dhe shtetet donatorë të tjerë që dëshirojnë të ofrojnë mbështetje viktimave”, ka thënë trupi gjykues.

Salih Mustafa u dënua me 26 vjet burgim më 16 dhjetor të vitit të kaluar, nën akuzat për krime të rënda gjatë vitit 1999, në një kompleks në Zllashë të Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.