Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gjykata: ZPS-së do t’i duhen mbi 6 vjet për të paraqitur provat ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gazeta10
20 March 2023 - 11:04

Prokuroria e Specializuar është duke mbajtur seancën në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, raporton Gazeta10.

Gjatë kësaj seance, gjykatësi ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe palët e mbrojtjes që të reduktojnë kohën e përcaktuar për paraqitjen e provave dhe pyetjeve të dëshmitarëve, teksa koha për nisjen e gjykimit po afron.

“Synojmë të reduktojmë kohën e marrjes në pyetje për dëshmitarët. Jemi të interesuar të jemi sa më efikas, askush nuk do që gjykimi të vazhdojë për gjashtë vjet e gjysmë. Jemi në dijeni për këtë. Në 150 orë pyetje të drejtpërdrejta dhe kemi 11 dëshmitarë. Dëshmitarët e parë na jepin informacion të rëndësishëm për të parë nëse mund të paraqesim dëshmitarë të tjerë me shkrim, apo t’i heqim tërësisht. Kemi prova të mëdha për komunikatat e UÇK-së, dokumente nga të akuzuarit, deklarata nga të akuzuarit, dëshmitarët brenda dhe jashtë UÇK-së. Autenticiteti i komunikatave të UÇK-së po kundërshtohet nga mbrojtja”, kanë thënë nga ZPS-së.

Sipas gjykatësit, nëse i referohen përllogaritjeve të paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, atëherë i bie që do të duhen 6.5 vjet që ZPS-ja të paraqesë provat dhe të marrë në pyetje dëshmitarët, dhe kjo sipas gjykatësit “është e tepërt”.

Vetëm për 12 dëshmitarët e parë, nëse ZPS vepron sipas përllogaritjeve të paraqitura, gjykatësi tha se do të duhet deri në janar të vitit të ardhshëm të përfundojnë marrjet në pyetje.

Gjykatësi tha se ZPS ka paraqitur 312 dëshmitarë, që i bie 46 dëshmitarë në vit dhe për ta duhen 6.5 vjet për të përfunduar procedurat.

Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se po punon në rishikimin e kohës e paraparë, përfshirë edhe largimin e disa dëshmitarëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.