Gjykimi Special

Gjykatësja refuzon kërkesën e avokatit për lirimin e Smakajt: Rrethanat familjare s’e heqin rrezikun për t’u arratisur

Gazeta10
08 Dhjetor 2024 - 12:48

Pas dëgjoi vërejtjet e avokatit dhe pas një pushimi më pas, kryetarja e trupit gjykues në Gjykatën Speciale tha se pati “faktorë të pamjaftueshëm” për të marrë vendim për lirimin me kusht të ish shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ashtu siç kërkoi avokati i tij.

Ajo tha se aktakuza e ngritur për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë përbën “motiv të shtuar për arratisje”, nëse ai lihet i lirë,

“Rrethanat familjare nuk e heqin rrezikun për t’u arratisur”, tha gjykatësja ndër tjerash.

“Unë vendos që z. Smakaj të mbetet në paraburgim”, tha ajo, për ta mbyllur seancën e sotme të paraqitjes së parë të ish shefit të AKI-së në Gjykatën Speciale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.