
Po vazhdon të intensifikohet procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara ka vendosur t’i pranojë edhe 84 viktima të reja të pretenduara në proces, raporton Nacionale.
Kjo ka bërë që numri total i viktimave në këtë rast të shkojë në 137. Kurse, 86 kërkesa janë refuzuar.
Ky vendim vjen pak ditë pasi u caktua edhe data e gjykimit në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, që do të fillojë më 3 prill.