
Jetlir Zyberaj, Këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Pacolli e fitoi gjyqin ndaj publicistit Hajrullah Tërnava.
Zyberaj tha se duhet të ndërmerren masa të pamëshirshme ndaj individëve të cilët sipas tij shfrytëzuan disa mediume për të sulmuar njerëz.
Disa individë kanë shfrytëzuar disa mediume, të cilat janë kthyer në pamflete të zeza fashiste, për të sulmuar njerëz në mënyrën më të ulët dhe të pamoralshme”, ka shkruar ai.
Këshilltari i Pacollit u shpreh ashpër ndaj këtyre “sulmuesve” duke thënë se të njejtit duhet të ndjeken penalisht përmes forcave të drejtësisë.
Me këtë kategori njerëzish nuk duhet të jemi politikisht korrektë. Ata duhet të përballen pa mëshirë, të ndiqen penalisht me forcën e drejtësisë dhe, në fund, t’u zhvishet para shoqërisë gjithë mjerimi që mbartin. Vetëm kështu do të kuptohet se çfarë lloj individësh kanë pasur guximin të krijojnë opinione në Kosovë kundër figurave të shquara, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin”, shtoi Zyberaj.