
Gjyqtarët kosovar do të vazhdojnë me paraqitje në arenën ndërkombëtare.
UEFA ua ka besuar gjykimin e ndeshjes Greqi – Ishujt Faroe, gjyqtares kryesore nga
Kosova, Rita Vehapi dhe asistenteve Lumturije Muhadri e Rinesa Kryeziu.
Ndërkaq, gjyqtare e katërt do të jetë Festina Koxha.
Katërshja e gjyqtareve nga Kosova do të drejtojnë ndeshjen kualifikuese për Evropianin e vajzave në Ligën C, Grupi C3, ndërmjet Greqisë dhe Ishujve Faroe, që zhvillohet më 5 prill në Greqi, në orën 19:00.
Kjo është herë e treta që gjyqtaret nga Kosova ndajnë drejtësinë në një ndeshje të këtij niveli.
Gjyqtarët e Kosovës vazhdimisht po delegohen nëpër ndeshje evropiane, madje duke shkuar deri në ndeshje kualifikuese për “EURO 2024” dhe Liga e Të Rinjëve në UEFA.