
Gazetari, Shkumbin Kajtazi ka thënë se Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ka dështuar në shumë sektorë.
“Për katër vjet ti s’munesh me listu asgjë në krejt dikasteret”, ka thënë Kajtazi.
Kajtazi ka përmendur sanksionet, problemet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe ekonomi.
“Kryeministri i Kosovës ka shku me i përuru dy sportele në QKUK. Skandaloze sepse as edhe ministri nuk shkon për sportele”, ka thënë Kajtazi.
Ai ka thënë se qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë as për të moshuarit, duke thënë se “Halil Kastrati ka bërë më shumë se kjo qeveri”. /Gazeta10/