Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Goditjet ndaj oligarkëve”, Gashi: Luftë frontale dhe guxim që VV e ka, por të tjerët jo!

Gazeta10
13 January 2025 - 20:51

Analisti politik, Blerim Gashi ka komentuar nisjen e fushatës zgjedhore nga partitë e ndryshme politike në Kosovë.

Gashi ka thënë se sallat e mbushura nuk janë treguese të rezultateve zgjedhore.

Me ironi, Gashi ka thënë se “autobusat po punojnë mirë”, duke iu referuar mbushjes së sallave nga opozita.

“Jo domosdo salla e mbushur mund të jetë edhe tregues se edhe autobusat po punojnë mirë edhe njerëzit po i detyrojnë hajdne mbushne sallën se ju qesim prej partie, unë s’po them që e kanë ba”, ka thënë Gashi.

I pyetur për “goditjet” që Kurti po ua bën oligarkëve gjatë fushatës, Gashi ka thënë se kjo është një luftë frontale dhe e drejtpërdrejt e VV-së.

“Një luftë frontale dhe një luftë e drejtpërdrejt në atë që qëndron LVV. Unë mendoj që është një guxim që të tjerët nuk e kanë pas”, ka thënë Gashi.  /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.